Fjalet e fundit te Avni Rustemit kur po e mjekonte Osman Jonuzi
Menjëherë pas mbërritjes në spital të Avni Rustemit, doktori Osman Jonuzi dhe mjekë të tjerë
morën në duar jetën e tij thuajse të mbaruar. Dr. Osmani më vonë kujtonte: “Megjithëse e këshilloja Avniun që të mos fliste, se lodhej e humbiste gjak, ai psrsëri mendonte për Shqipsrinë”
Dr. Osmani, si mjek human, i ndenji 24 orë te koka Avni Rustemit, duke ia ndërruar plagën shpesh për të ndaluar hemoragjinë, por heroi ishte goditur për vdekje. Dr. Osmani në shënimet e tij gjithmonë i kujton fjalët e fundit të Avni Rustemit dhe thotë se, megjithëse ishte shumë i dobët, i zverdhur nga humbja e gjakut, gjente ende fuqi për të shprehur idealin e tij, duke thënë: “S’ka gjë
që unë do të vdes, por amanet shokët, duajeni gjithmonë Shqipërinë, luftoni që të jetoni të lirë, të lumtur, të fortë si malet tona”.
Fletorja politike e përjavshme e shoqërisë “Bashkimi” – gazeta “Tirana”, më 27 prill 1924, shkruante: “I plagosuri Avni Rustemi u cua në spital, ku iu dha ndihma e parë se plumbi mund të mos bënte shumë, por hemoragjia e brendshme vazhdonte për 48 orë. Plumbi kishte shpuar mëlcinë e bardhë (mushkëritë) tejpërtej pankreasin, shpretkën dhe vazat e gjakut si dhe stomakun”.
Pas dy ditëve të plagosjes, trimi Avni Rustemi vdiq në orën 2 të datës 22. 04. 1924. Djelmënia shqiptare përparimtare dhe i gjithë populli ia kërkoi me guxim doktorit zemrën e Avniut, duke menduar që ta kishte gjithmonë pranë atë dhe Dr. Osmani, megjithëse ishte kirurg, këtë kërkesë të popullit e plotësoi duke patur parasysh gjithmonë që kjo zemër e ruajtur do të ishte shkëndijë për revolucionarët e rinj. Ai e nxori zemrën e Avniut dhe e futi në solucion fiziologjik, ku zemra me automatizimin e saj filloi të bëjë disa tkurrje që u panë me adhurim të madh nga populli. Dr. Osmani vetë e përqafoi revolucion me punën e tij në spital, duke mjekuar e operuar krahas njerëzve të thjeshtë edhe ushtarët e oficerët e Nolit./Shekulli 21/04/2005