Fjalimi i parë si Ministre Turizmit, Kumbaro fton deputetët: Këtë fundjavë ejani në Libohovë (VIDEO)
September 17, 2021

Në fund të fjalës së saj në Kuvend ku prezantoi programin e qeverisë për turizmin dhe mjedisin, ministrja Mirela Kumbaro, iu bëri një ftesë deputetëve në sallë mesnatën që kaloi.
“Këtë fundjavë, ejani në Libohovë, në odatë dhe sofatë e saj, ku do të bëjmë një festival me shije, muzikë, aroma dhe njerëz shumë të mirë. Ju presim! Edhe një gjë, rezervoni që sot vendet nëpër hotele se me gjithë dyfishimin e dhomave vështirë të gjeni”, u shpreh Kumbaro. Shihni videon më poshtë.