Flamur Bime dorëzon detyrën, prezantohet Prefekti i ri i Gjirokastrës (FOTO)

Është prezantuar sot në Gjirokastër Prefekti i ri i qarkut, Astrit Aliaj. Ceremonia u organizua në Prefekturën Gjirokastër, me praninë dy ministrave të kabinetit ‘Rama 2’, Mirela Kumbaro dhe Pandeli Majko. Prefekti i shkarkuar, Flamur Bime, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij Aliaj.
Ky i fundit u emërua nga Rama tre ditë më parë bashkë me 11 prefektët e tjerë të vendit. Astrit Aliaj është me origjinë nga Burreli, i martuar dhe jeton në Tiranë.
Ai ka përfunduar studimet ushtarake të Akademia e Marinës, ku ka shërbyer më parë edhe si komandant. Më pas ka qenë atashe ushtarak i Shqipërisë në Itali. Më herët ka mbajtur postin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Brendshme. Pak pas emërimit të tij si Prefekt i Gjirokastrës, Astrit Aliaj u sulmua nga opozita si i implikuar në trafikun e drogës dhe i lidhur me grupin e Habilajve.
© Libohova Online