Flamur Golemi i përgjigjet Zamira Ramit: Me apo pa shpalljen e gjendjes së emergjencës, qeveria do të jetë pranë banorëve
Deputeti PS-së Flamur Golemi ka reaguar në mbrëmje përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook lidhur me situatën e krijuar në Gjirokastër. Ndonëse nuk e përmend me emër, mesazhi i tij lë të kuptohet që shkon për kryebashkiaken Zamira Rami, e cila më herët gjatë pasdites kishte kërkuar nga qeveria shpalljen e Gjendjes së Pjesshme të Emergjencës në Bashkinë Gjirokastër.
“Hap pas hapi duke ndjekur situatën e vështirë në Gjirokastër. Me apo pa shpalljen e gjendjes së emergjencës, qeveria shqiptare do të jetë pranë banorëve për të tejkaluar këtë problem, si dhe për të nxjerr të gjitha përgjegjësitë aty ku ka”, shkruan Golemi.
Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencave në Prefekturë, kryebashkiakja Zamira Rami nuk ishte e pranishme. Në vend të saj aty ishte nënkryetari Vangjel Muço. Merrte pjesë gjithashtu edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci.