Flamur Golemi merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër (FOTO)
Vijon konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sot paraditet u konstituua Këshilli Bashkiak Gjirokastër. Anëtarët e rinj të këtij këshilli dhe kryetari Flamur Golemi bënë betimin. Të pranishëm ishin edhe deputetët socialistë; Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.
Po kështu merrte pjesë edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Kryetar i Këshillit Bashkiak u zgjodh pedagogu Lavdim Hasani. Pas mbeldhjes së parë të këshillit, Flamur Golemi, i shoqëruar nga tre deputetët shkoi në zyrën e kryebashkiakut. Ai tha se zgjedhjet e 30 qershorit ishin historike dhe se do të punojë për të gjithë qytetarët, përfshi sigurisht edhe ata që nuk morën pjesë në zgjedhje.
“Na bashkon Gjirokastra dhe duhet të ndërtojmë ura që na lidhim me njëri-tjetrin, jo mure që na ndajnë. Besoj se është koha që t’i lemë fjalët dhe të flasim më shumë me punë këtej e tutje. Unë jam gati të punoj për Gjirokastrën. Bashkë do të shkruajmë një histori suksesi. Faleminderit dhe suksese të gjithëve”, tha Golemi.
Gjirokastra ishte një prej bashkive të drjejtuara nga LSI-ja katër vitet e fundit. Pavarësisht thirrje nga lidershipi i opozitës së nuk do t’i linin zyrat e pushtetit vendor, në Gjirokastër situata ishte dhe qetë.