Flamur Golemi takim në Valare: LSI e PD s’kanë asnjë shans të fitojnë, mos e shpërdoroni votën për to (VIDEO)
Kandidati për deputet i PS-së, Flamur Golemi ka zhvilluar së fundi një takim elektoral në fshatin Valare.
Në bashkëbisedim me banorët ai ka kërkuar mbështetje me votë në 25 qershor për Partinë Socialiste, ndërsa thekson edhe njëherë se LSI dhe PD s’kanë për të qenë në pushtet.
Ja çfarë shkruan Golemi në Facebook teksa publikon edhe video nga takimi.
Në Valare ka ende shumë probleme, por edhe shumë besim tek Partia Socialiste, si e vetmja forcë të cilës mund t’i jepet vota e 25 qershorit. Unë do të jem zëri i tyre në Parlament. Nuk jam në këtë garë sa për të marrë votat e për t’u zhvendosur në Tiranë. Do të vazhdoj të jetoj në Gjirokastër, në një përpjekje të vazhdueshme për të sjell më shumë investime në çdo zonë dhe për të adresuar ku duhet të gjitha problematikat e komunitetit. LSI nuk ka për të qenë më në pushtet pas 25 qershorit, PD s’ka asnjë shans të fitojë. Prandaj vota për to është votë e çuar dëm, është një mundësi e shpërdoruar. Votoni Nr.2, Partia Socialiste e Shqipërisë