Fluks në Kakavijë, po kthehen emigrantët për festa
December 24, 2018
Vijon ardhja e emigrantëve shqiptarë përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Fluksi është duke u rritur me kalimin e kohës. Në 48 orë bëhet me dije se kanë hyrë përmes doganës së Kakavijës rreth 20 mijë emigrantë dhe rreth 6000 të tjerë janë larguar përmes kësaj pike.
Ndërkohë në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 6321 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe janë larguar nga Shqipëria përmes kësaj pike kufitare rreth 3289 shtetas të tjerë.
Udhëtarët janë thonë se mungesa e një terminali në doganë është një arsye se përse krijohet pritja e gjatë dhe kaosi njëherësh.