Fondet nga qeveria, Bashkia Dropull përfiton 114 milionë lekë
July 31, 2015
Bashkia Dropull do të përfitojë 114 milionë lekë të vjetra nga qeveria.
Kjo shumë është pjesë e fondit tranzitor që Këshilli i Minstrave miratoi një ditë më parë për zbatimin reformës administrative-territoriale nga Bashkitë e reja të vendit.
Pritet që disbursimi i këtij fondi të bëhet në muajt e mbetur të vitit 2015.
Bashkia e re e Dropullit përfshin edhe Komunat: Dropull i Sipërm, Pogon dhe Dropull i Poshtëm.