FOTO/ Banderolat e protestës në takimin e Bushatit dhe Kumbaros në Dervician

Një ditë më parë ministrat Ditmir Bushati e Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me banorë të fshatit Dervician në Dropull. Ata biseduan për ligjin e ri të pakicave kombëtare dhe projektet zhvillimore të zonës.

Por teksa po hynin në shtëpinë e kulturës, aty ku do të zhvillohej takimi, dy ministrat u përballën me dy banderola të varura në mur. Siç shihet në fotot më poshtë, në një prej banderolave shkruhet “Rama-Bushati, Jo, ligjit antigrek’, ndërsa në banderolën tjetër shprehej mbështetja për Himarën teksa shkruhej ‘Solidaritet me Himarën’.

Pavarësisht këtyre Bushati e Kumbaro hynë brenda dhe zhvilluan takimin e programuar me banorët, ku folën për përfitimet që kanë minoritetet nga ligji i ri i miratuar në Kuvend. Sipas Bushatit, me ligjin e ri, greqishtja bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Bashkinë Dropull.

© ArgjiroLajm.net