FOTO REPORTAZH/ Rrënojat e reja të Athinës
August 14, 2014
Në vitin 2004, Greqia mirëpriti Lojërat Olimpike, që u tha se kushtuan rreth 14 miliardë dollarë. Edhe atëherë pati shumë pikëpyetje për kostot e këtij projekti gjigand. Dhjetë vjet më pas, godinat e ngritura janë të papërdorura dhe rrënoja. Greqia nuk ishte në gjendje që të investonte për të mbajtur në jetë këto ambiente. Greqia u godit rëndë edhe nga kriza financiare, duke bërë që këto struktura të jenë një “elefant i bardhë” për vendin. Lojërat Olimpike kushtuan sa dy herë buxheti i planifikuar./tema