Fotot e fundit të çiftit çek në Shqipëri, pak orë para ekzekutimit
Dy të rinjtë në këtë foto janë turistët çekë që u vranë mbrëmë rreth 15 kilometër larg Shkodrës. Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeç kishin ardhur në Theth për të kalur pushimet. Në rrjetin social Facebook ata kishin postuar edhe foto nga pushimet e tyre në Shqipëri. Nisur nga postimet e tyre në rrjetin social, mësohet se çifti fillimisht kishte udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë. Më pas kanë udhëtuar drejt Vermoshit, për përfunduar në zonën e Dukagjinit, ku edhe u vranë barbarisht nga persona ende të paidentifikuar. Në fotoalbumin e tyre nuk mundon as flamuri shqiptar.
Duke u kthyer në Shkodër me automjetin e tyre ata u qëlluan me automatik në Prekal të komunës Postribë. Më pas automjeti i tyre u hodh në greminë. Policia dyshon se njëri nga autorët e krimit ka qenë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer dhe pikërisht ai u ngriti pritë. Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga brenda dhe jashtë makinës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autorët e krimit kanë dashur që këtë ngjarje ta fshehin si aksident. Dyshimet e para të policisë janë hedhur në katër persona të moshës nga 18 deri në 35 vjec, banorë të Dukagjinit. Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke kryer kontrolle të shumta në të gjithë zonën për kapjen e autorëve.