FOTOT E REJA/ Vjedhja 300 milionë lekëve, si i manipulonte aktivitetet Spiro Ksera
Zbulohen të tjera fotografi që dëshmojnë mashtrimin dhe manipulimin të aktiviteteve të ministrisë që drejtonte Spiro Ksera. Sot “Panorama” boton këto fotografi, të cilat kanë qenë në dosjet e mbajtura nga dikasteri i drejtuar nga Spiro Ksera për aktivitetet për të cilat Ministria e Punës ka shpenzuar 300 milionë lekë, por që nuk kanë ndodhur në të vërtetë.
Në dosjen e aktiviteteve në fjalë janë gjetur fotografi të manipuluara. Prokuroria “i ka zbërthyer” këto manipulime rast pas rasti, duke dokumentuar faktin se në dosjet e aktiviteteve të muajit korrik 2013 janë futur fotografi e pamje të eventeve që kanë ndodhur në mars të atij viti, pra, muaj më parë. Në foto të tjera paraqiten aktivitete që janë faturuar me shpenzime deri në 50 milionë lekë, ndërkohë që shuma e shpenzuar nuk ka qenë e tillë.