FOTOT/Ja kush është oficeri i RENEA-s, që mbijetoi në Afganistan por u vra në Lazarat
June 24, 2015
Ibrahim Basha është vrarë në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Lazarat. Efektivi i RENEA-s është goditur në kokë brenda në makinë. Mendohet se ai është qëlluar me snajper. Basha është 31 vjeç. Ai ka lindur dhe jetonte në Tiranë. Basha ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku numëron disa misione në Afganistan.Prej 6 muajsh ishte bërë pjesë e Forcave Speciale RENEA. Ndërkohë, dy efektivët e plagosur të këtij reparti janë identifikuar si Perlat Ahmetaj dhe Jetmir Isaraj.