Frika nga koronavirusi, mbyllen disa lokale në Gjirokastër
March 11, 2020
Edhe pse vendimi i qeverisë kërkonte mbyllje të lokaleve dhe restoranteve në Tiranë e Durrës fillimisht, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ka gjithashtu subjekte në Gjirokastër që kanë deklaruar mbylljen përkohësisht sapo të kalojë situata emergjente. Katër lokale të njohura në qytet kanë njoftuar klientët e tyre përmes faqeve në rrjetet sociale se do të jenë mbyllur përkohësisht. Shihni njoftimet më poshtë se për cilat lokale bëhet fjalë.