Frika nga koronavirusi, nis fushata sensibilizuese në Gjirokastër (FOTO)
February 26, 2020

Punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër kanë shpërndarë broshura për masat ndaj koronavirusit, në pikën kufitare të Kakavijës si dhe dyqane, shkolla dhe biznese. Ndërkohë Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka organizuar një aktivitet informues dhe sensibilzues për koronavirusin në tregun e komunitetit rom. Ata kanë shpëndarë fletë-palosje për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.