Frika nga zjarret, mblidhet Task Forca Rajonale në Gjirokastër
Në Prefekturën Gjirokastër është zhilluar sot mbledhja e Task Forcës Rajonale për marrjen e masave parandaluese në përballimin e emergjencave për zjarret në pyje dhe kullota gjatë periudhës qershor – shtator 2018. Prefekti Astrit Aliaj ka lënë disa rekomandime për institucionet lokale, në mënyrë që të koordinohen së bashku për përballimin e situatës. Sipas njoftimit të Prefekturës, Aliaj ka thënë:
1) Të intesifikohen kontrollet në zonat pyjore dhe kullotat me rrezikshmëri të lartë, për marrjen e masave parandaluese në rënien e zjarreve dhe vendosjen në gatishmëri të personelit, mjeteve dhe paisjeve për shuarjen e zjarreve.
2) Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore nëpërmjet strukturave përkatëse të tyre, të shërbimit të MZSH-së, si dhe në veçanti strukturat e Shërbimit Pyjor, të organizojnë punën për ngritjen e grupeve vullnetare dhe grupeve vrojtuese, për inspektimin e përhershëm në vend të gjendjes mbi marrjen e masave parandaluese dhe përgatitore, për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga rreziku i zjarrit.
3) Kryetarët e bashkive të bashkërendojnë veprimet e shërbimit zjarrfikës me forcat e tjera operuese që gjenden në territorin e bashkisë. Të merren masa për kompletimin dhe përmirësimin e infrastrukturës të rrugëve të kalimit për automjetet dhe pajisjet zjarrfikëse, për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin në pyjet dhe kullotat që gjenden në territorin e bashkisë.
4) Kryetarët e bashkive të kenë prioritet dëmshpërblimin e qytetarëve të dëmtuar nga zjarret konform procedurave të VKM-së nr 329, datë 16.05.2012 dhe të kenë ngritur grupet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve që mund të shkaktohen nga zjarret deri më datë 07.06.2018.