Frikë nga përmbytjet në Gjirokastër, rritet niveli i ujit te ‘Ura e Lumit’
November 20, 2018

Gjatë natës priten reshje intensive. Gjirokastra është një ndër tre qarqet që rrezikon të përmbytet. Kështu kanë paralajmëruar autoritetet shtetërore. Ndërkohë tek vendi i njohur si ‘Ura e Lumit’ ka nisur të rritet niveli i ujit. Nëse reshjet do të vijojnë, rruga do të bllokohet.