FRPD, takim me grup seksionin e Libohovës
April 14, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/04/13015499_1036001726470908_8899314334065906803_n.jpg)
Grup Seksioni i të rinjve të Partisë Demokratike në Libohovë ka zhvilluar një takim me kreun e këtij forumi në Gjirokastër, Artan Aliko.
“Folëm për përcaktimet dhe propozimet e koordinatorëve të kësaj zone, si dhe çështje apo problematika që prekin kryesisht të rinjtë e Libohovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga FRPD Gjirokastër.
Më tej u bëhet thirrje të rinjve të tjerë për t’iu bashkuar këtij forumi.
Më herët gjatë muajit shkurt FRPD zgjodhi strukturat drejtuese edhe në Libohovë. Kryetar i forumit u zgjodh Fatjon Ruçi, ndërsa sekretar, Gresild Hunda.
|Libohova Online|