Fushata me slogane zyrtarë, Luiza Mandi drejtimi i duhur për Libohovën
Fushata për zgjedhjet lokale të 21 qershorit po formësohet dita-ditës më të gjithë elementët e saj. Të majtët kanë zyrtarizuar sloganin e tyre “drejtimi i duhur”. Në posterat që qarkullojnë online por edhe të afishuar në vende publike, poshtë çdo emri të kandidatit janë fjalët “drejtimi i duhur”. Nëse analizon posterin, është ruajtur ngjyra vjollcë me të cilën PS-ja bëri fushatën e zgjedhjeve paralamentare të vitit 2013, si dhe është përfshirë një shirit me ngjyrë të kuqe, duke iu referuar kështu LSI-së, partisë kryesore që është në aleancë me PS-në. Edhe kandidatja e majtë për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, ka përshtatur faqen e saj në rrjetin social Facebook, me posterat zyrtarë të fushatës për zgjedhjet lokale. Nga PD-ja slogani i vendosur për këto zgjedhje është “punë dhe dinjitet”. Kandidati i saj në Libohovë, Altin Çomo, ende nuk ka nisur të qarkullojë online posterat e fushatës së tij.