Fushata në Dropull, Çabeli takime derë më derë me qytetarët
Kryesuesja e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Dropullit, Mirela Leka Çabeli, vijon takimet e saj elektorale për zjedhjet lokale të 21 qershorit. Së fundmi ajo është ndalur në fshatin Lugar. Çabeli shkon derë më derë në fshatrat e Dropullit, për të dëgjuar çdo zë, për të kërkuar mbështetje nga të gjithë.
“Vota juaj ka rëndësi të madhe sepse prej saj do të formohet këshilli i ardhshëm bashkiak i Dropullit, ku do të merren shumë vendime të rëndësishme për qeverisjen lokale. Ajo votë as nuk mund të shitet e as nuk mund të blihet dhe unë jam e bindur që ju do bëni zgjedhjen e duhur. Kërkoj mbështetjen tuaj, për të qenë unë zëri juaj përfaqësues në Këshillin Bashkiak”- është shprehur Çabeli.
Ajo është një nga gratë e shumta që garojnë në këto zjedhje. Synimi, siç thotë Çabeli, është të ndikojë sadopak në qeverisjen lokale të Dropullit, në funksion të një vendimarrje më të mirë.