Fushata në Libohovë, kreu i PS-së i bie kitarës te zyra elektorale e Mandit
June 15, 2015
5 ditë para zgjedhjeve, te zyra elektorale e kandidates së koalicionit të majtë në Libohovë, Luiza Mandi, mbizotëron qetësia dhe entuziazmi.
Të paktën kjo kuptohet nga fotot që shpërndahen mbrëmjeve në rrjetet sociale.
Mes aktivistëve të rinj që i janë bashkuar fushatës së Mandit, është edhe Florian Hysi, kreu i PS-së në rrethin e Gjirokastrës. Ai njihet si i apasionuar pas poezisë, ndërsa në këtë foto e shohim edhe me kitare në dorë. Me siguri që te zyra e Mandit edhe këndohet gjatë mbrëmjeve.
Kandidatja e majtë u zotua që në fillim për një fushatë qytetare dhe të qetë. Kitara, selfiet, muzika dhe të rinjtë që sheh te zyra e saj në një farë mënyre janë tregues i një fushate ndryshe, që deri më tani nuk ishte parë në Libohovë.