Fushata në Libohovë, Luiza Mandi kërkon mandat të dytë për të vijuar me investime të tjera, Mirela Kumbaro paralajmëron ata që mendojnë të pengojnë zgjedhjet (FOTO)
Ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputete e Gjirokastrës mori pjesë ne takimin elektoral tē Luiza Mandit ne Libohove. Kumbaro e nisi fjalen e saj duke lexuar nenin 235 të Kodit Penal i cili parashikon dënim me burg për të gjithē ata qē cenojne procesin zgjedhor.
Me tej Kumbaro evidentoi disa nga punet publike te bera ne Libohove gjate kater viteve dhe kerkoi mbeshtetje per Luiza Mandin. Per te vijuar me investimet tha Kumbaro, duhet te votebesojme Luiza Mandin dhe Partine Socialiste. Sa i perket 30 qershorit ajo u shpreh se kjo date eshte e pakthyeshme dhe se askush nuk i pengon dot qytetaret per te votuar.
Luiza Mandi kerkoi gjithashtu votebesim per nje mandat te dyte ne krye te Bashkise Libohove. Ajo tha se ne kater vitet e ardhshme prioritet i saj do te jete ujesjellesi i ri, si dhe rruga per ne Zagori, projekti i se ciles ka perfunduar dhe eshte miratuar. Pritet vetem te gjendet mundesia e financimit. Mendohet qe rruga te ndertohet e ndare ne dy lote.