Fushata/ Si e pritën në vendlindje Flamur Golemin (FOTO)
Flamur Golemi, kandidati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastër zhvilloi mbrëmë një takim elektoral në fshatin e tij të lindjes në Fushëbardhë. Ai ka postuar në Facebook foto nga takimi, teksa shkruan:
“Miqtë e mi, jam në këtë garë me një qëllim të vetëm; Të vazhdoj të shërbej për banorët e Gjirokastrës me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi sikundër shërbej prej vitesh si mjek. Po lë përkohësisht profesionin që kam, por duke marrë prej tij Betimin e Hipokratit, për të qenë pranë të gjithëve si deputet i ardhshëm, ashtu sikundër kam qenë si mjek. Me punën që bëj, kisha dhe kam mundësi të largohem nga Gjirokastra, por nuk e kam bërë dhe s’ka për të ndodhur as pas 25 qershorit. Unë do të jem deputeti i të gjithëve. Çdo votë për partitë e tjera është votë e çuar dëm, është një mundësi e shpërdoruar”