Futën mallra kontrabandë, pranga dy doganierëve të Kakavijës dhe tregtarit nga Gjirokastra
Dy dogainerë të pikës kufitare të Kakavijës janë arrestuar nga strukturat kundër krimit financiar. Në pranga kanë rënë Redi Karalli, 32 vjeç banues në Gjirokaster dhe Ndricim Stojku, 32 vjeç banues në Tiranë. Sipas polcisë, dy doganierët janë arrestuar në operacionin e koduar ”Vjeshtë 2014″, ndërsa akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Kondrabandë me mallra ushqimore”.
Në pranga ka rënë dhe Dritan Islamaj 42 vjeç, një tregtar nga Gjirokastra. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi ditën e sotme shtetasi Islamaj, është kapur nga shërbimet e policisë në “Qafën e Muzinës” duke transportuar me atomjetin tip Mercedes-Benz me targa AA754AZ, një sasi mallrash ushqimore më vlere disa mijera euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte paguar detyrimet doganore. Mallrat ushqimore si dhe një sasi kafeje do të tregtoheshin në qytetin e Sarandës. Policia është duke kryer ende hetime, raporton Shqiptarja.com