Gara për Libhovën/ Xhelili: Këta njerëz s’kanë moral, ne do u kthejmë dinjitetin njerëzve
Kandidati i PD-së së mbështetur nga Sali Berisha për Libohovën, Adil Xhelili, thotë se lagjja “Hoxhallarë” është harruar nga pushteti vendor. Ai publikon fotot e disa rrugëve që kanë nevojë për sistemim. Xhelili shigjeton kushëririn e tij rival të PS-së për Projektin e Ri për Libohovën teksa thotë se këta njerëz s’kanë moral dhe duhet të japin llogari. Më poshtë reagimi i tij i plotë.
Hoxhallara, lagjia hijerëndë e Libohovës e harruar nga pushteti vendor. Rrugë të amortizuar, pa ndriçim , plehra e kushte jetese mizerabël. Shtëpi të boshatisura, njerëz që kërkojnë të ikin dhe pothuaj vetëm moshë e tretë mbizotëron.
Asnjë investim që prej 2015 dhe sot pretendojnë një projekt të ri.
A kanë moral këta njerëz? Patjetër që jo.
A duhet të japin llogari? Patjetër që po.
Pas 14 majit…
✅️ U kthejmë dinjitetin njerëzve
✅️Ndërhyjmë në pastrim e mirëmbajtje
✅️Ndriçim, sistemim, gjelbërim
✅️Transport publik brenda lagjeve të Libohovës
Për të gjitha këto duhet vullnet e dëshirë, duhet respekt ndaj bashkëqytetarëve tanë që paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbime.
JO politikës përçarëse!
PO Libohovës sonë të përbashkët!