Gara për Libohovën, Xhelili: Vështirësi të mëdha jetese në Zagori
Kandidati i PD-së së Sali Berishës, Adil Xhelili thotë se Zagoria është një zonë pa vëmendjen e duhur nga qeveria e bashkia. Sa i përket rrugës, Xhelili shprehet se pas 14 majit ai do të lobojë për rrugën e Zagorisë, por pa treguar se ku. Ja çfarë shkruan ai.
Zagoria e braktisur më keq nga çdo njësi vendore në Shqipëri. Një krahinë e tërë që lëngon e po shuhet nga mungesa e një rruge, nga mungesa e vazhdueshme e energjisë, nga mungesa e ujit, nga harresa e qeverisë dhe e bashkisë që kujtohen veç për vota. Mbi 20 punonjës të mirëmbajtjes ka bashkia Libohovë, mjete e karburant dhe asnjë lopatë për të mbushur gropat nuk hidhet në rrugët e Zagorisë.
Banorët vuajnë mungesën e shërbimeve parësore të bashkisë, investojnë vetë bashkë me patriotët jashtë Shqipërisë për kishat e rrugët, por bashkia i ka lënë pas dore. Vështirësi të mëdha jetese, pa asnjë lloj subvencioni dhe banorë e fermerë janë në kushtet e mbijetesës e të tendencës së braktisjes. Po sa vlerë ka jeta në këto anë, ku edhe për një barrë dru gjobiten?! Sa kohë do të ekzistojë kjo krahinë kur po i shuhen një nga një monumentet e kulturës? Sa kohë do i tallin dhe nëpërkëmbin pasardhësit e elitës së kombit shqiptar?
Pas 14 majit… Një mbështetje e fortë për Zagorinë
️transparencë e çdo investimi për Zagorinë
️lobim dhe përpjekje të forta për rrugën
️ndërhyrje çdo muaj në mirëmbajtje rruge
️investime në çdo qendër fshati
️mbështetje për fermerët staf veteriner, agronom, jurist, ekonomist
️shërbime të bashkisë në çdo fshat
️punësime reale dhe jo fiktive
Së bashku për ndryshimin!
Fitojmë me njeri-tjetrin mbi bindjet dhe kundër mashtrimit të radhës!