Genc Ruli thyen urdhrin e Bashës
September 27, 2014
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2014/09/ruli-dhe-anastas-angjeli-300x225.jpg)
Deputeti Genc Ruli ka shkelur urdhrin e kryetarit të Partisë për të marrë pjesë në një takim të organizuar nga OSBE në Gjirokastër. Basha ka urdhëruar deputetët e tij që të mos marrin pjesë në aktivitete që kanë të bëjnë me jetën parlamentare.
Ruli ka qenë së bashku me dy deputetët e së majtës, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli në takimin e organizuar me temë , “Nxitja e pjesëmarrjes qytetare në procesin legjislativ”.
Në takim morën pjesë Florian Raunig, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit, grupeve të interesit si dhe qytetarë, intelektualë, pedagogë , arsimtarë, studentë dhe përfaqësues të mediave. /Dita