Gjendet e vdekur një grua në Gjirokastër
Një e moshuar 85-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të hënë në banesën e saj në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Sipas policisë, trupi i pajetë i shtetases S.Zh është konstatuar nga komshinjtë, të cilat më pas kanë thirrur menjëherë policinë.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, por dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarës është bërë hipertensioni. Ajo jetonte e vetme në shtëpinë e saj.
Njoftimi i policisë:
Në datën 05.08.2019, rreth orës 16:10, njoftohemi se në lagjen “Palorto”, Gjirokastër, shtetasia S.Zh. rreth 85 vjeçe, është gjetur e pajete në banesë nga komshinjtë e saj, shtetasia e mësipërme jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune përveç një shenje të shkatuar si shkak i rrëzimit nga tensioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.