Gjendet një person i vdekur në Gjirokastër
February 15, 2023

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policise
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.