“Gjiro Open Air”, nis kampionati i tetë i fluturimeve nga ajri në Gjirokastër (FOTO)
Kampionati i 8-të Kombëtar “Gjiro Open Air” nisi në Gjirokastër me pjesëmarrjen e 46 pilotëve nga Shqipëria Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Kanadaja.
Këtë vit fluturimet nga ajri po zhvillohen nga kodrat e fshatit “Asim Zenelit”, në rrethinat e Gjirokastrës. Kjo zonë, krahas kodrës së Malit të Cajupit, synon të kthehet në një poligon për këto gara në vitet e ardhshme, thotë Aleksandër Pesha, një nga organizatorët vendorë.
Sipas tij edhe këtë vit pjesëmarrja e pilotëve është rritur. Safet Sula një biznesmen nga Kosova thotë se e ka pasion fluturimin nga ajri.
Ai vlerëson bashkëpunimin e Federatave të Aeronautikës së dy vendeve për këtë event. Ndërsa Alket Islami thotë se është etapa e parë e Kampionatit të tetë dhe në Gjirokastër pilotët kthehen me precision, krahas garave me “cross country” që kanë zhvilluar më parë.
Sipas tij dy poligonet e Gjirokastrës duhen ruajtur me fanatizëm pasi kanë kushte mjaft të mira për gara të tilla./tch