Gjirokastër, 431 maturantë zhvilluan testin e Matematikës. MAS flet për lajmet rreth daljes së tezës
June 17, 2016
431 maturantë të rrethit të Gjirokastrës iu nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore.
Testi u zhvillua në 5 qendra provimesh nën mbikëqyrjen e rrepte të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe DAR.
Por një natë më parë në mediat sociale dhe në portalet online u publikua një tezë që pretendohej se ishte testi i Matematikës.
Por sot zyrtarisht Ministria e Arsimit e ka përgënjeshtruar diçka të tillë duke e quajtur një sajesë dashakeqëse.
Provimi i sotëm ishte i treti i detyruar për maturantët. Më 24 qershor do të zhvillohen provimet me zgjedhje, për të gjithë ata që synojnë të konkurrojnë për universitet.