Gjirokastër, 5 persona të maskuar rrahin dhe grabisin Babanë e teqesë
Babai i Teqesë së Shtëpëzit në Gjirokastër, Alim Saraçi, së bashku me 4 pjesëtarët e familjes së tij janë dhunuar dhe grabitur në banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mësohet se 5 persona kanë hyrë në banesën që ndodhet pak metra larg Teqesë së “Baba Hasanit” ku ai shërbente. Teksa kërkonin paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit të maskuar dhe armatosur kanë ushtruar dhunë fizike karshi pjestarëve të familjes Saraçi. Duke i goditur me sende të forta pjesëtarët familjes, madje edhe dy mbesat e Baba Alimit të cilave ju janë lidhur duart, grabitësit kanë munduar të marrin një sasi prej 200 mijë lekësh të reja, dhe një armë gjahu me të cilën kanë vrarë edhe qenin e familjes pasi kane finalizuar misionin e tyre.
Si pasojë e dhunës pjestarët të familjes Saraçi janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, nga ku mësohet se më rëndë paraqitet gjendja e djalit të Alimit, i cili është qëlluar me thikë nga grabitësit, ndërsa plagë të rënda ka marrë edhe kryfamiljari.
Të afërmit e të dhunuarve nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen, Lidhur me këtë ngjarje policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 7 persona të cilët po merren në pyetje, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët.