Gjirokastër, akuza për drejtoreshën Doriana Demo: Na hoqi nga puna me pa të drejtë
Dy punonjës së ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, janë shkarkuar nga puna. Bëhet fjalë për një kujdestar dhe një sanitare. Shkarkimi për të parin Teohar Barka , ka rezultuar i padrejtë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër.
Ndërsa për sanitaren Adelina Loloci, ccështja ndodhet në fazën e parë të procesit gjyqësor. Sipas tyre shkarkimi ka ardhur nga administratorja e e konvikteve të studentëve në Gjirokastër, Doriana Demo, pasi në vend të tyre ajo ka futur në punë të afërmit e saj.
“Shkarkimi im eshte bere per të punësuar njerëzit e afërm. Kur filloi punë ajo në jepte punë jashtë orarit unë s’kisha mundësi më nxirrte alibi vetëm për të më nxjerr nga puna”, shprehet Teohar Barka.
Nga ana tjetër administratorja e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor, Doriana Demo shprehet se shkarkimet ndaj dy ish punonjësve të saj, janë ndërmarrë kundrejt të gjitha procedurave standarte që përmban Kodi i Punës apo dhe rregullores së brendshme, ndonëse Gjykata e ka rrëzuar në themel.
“Zotëria është hequr pasi vinte me vonesë në punë dhe ikte nga puna shumë herët. Ai ka pasur të drejtën e tij që ta ndiqte masën disiplinore por ai se s’ka denjuar asnjëherë që ta shohë apo të firmosë masën disiplinore dhe pikërisht ky është preteksti i tij ai thotë nuk kam marr njoftim apo masë disiplinore”, shprehet Doriana Demo
Punonjësit denoncojnë mënyrën sesi është vepruar nga zonja Demo për shkarkimin e tyre, ndërsa bëjnë apel që të merren masa.