Gjirokastër, ambasadori polak flet për reformën territoriale (VIDEO)
October 7, 2014
Zgjerimi i qeverisjes vendore dhe decentralizimi i tyre do t’i shërbejë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Duke treguar përvojën e Polonisë në këtë drejtim dy dekada më parë, ambasadori Marek Jeziorski e ka cilësuar reformën territoriale të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e vendit. Deklaratat e kreut të diplomacisë polake janë bërë gjatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës ku është takuar me kreun e bashkisë Flamur Bime. Rritja e numrit të turistëve polakë në Shqipëri e veçanërisht në Gjirokastër, mbetet për ambasadorin një detyrë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin e turizmit./Vizion Plus