Gjirokastër, Arben Rexha nuk gjen rehat as te LSI-ja, largohet drejt PS-së
Ka sërish lëvizje në radhët e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak Gjirokastër. Nga grupi i LSI-së është larguar një tjetër këshilltar. Është fjala për Arben Rexhën, i cili i është bashkuar grupit të këshilltarëve të PS-së. Por kjo nuk është lëvizja e parë e Rexhës. Kutojmë që në tetor 2016, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, Rexha u largua si këshilltar i Partisë Republikane për të shkuar drejt LSI-së. Asokohe ai e justifikonte në këtë mënyrë ikjen drejt LSI-së.
“Në dëshirën maksimale timen për të qenë sa më afër arsimit. Duke parë që deputeti i LSI-së (Vangjel Tavo) ka këmbëngulur shumë, duke më tërhequr gjithmonë dhe më ka premtuar që t’i kthehem përsëri arsimit, unë vendosa që të kthehem si këshilltar i LSI-së”.
Sot e tutje ai do të jetë këshilltar i PS-së. Kjo e fundit shkon kështu në 15 anëtarë të këshillit bashkiak, por sidoqoftë PD-LSI vazhdojnë të kenë shumicën, me 16 këshilltarë. A kanë mbaruar këtu largimet? Të presim!