Gjirokastër, Armand Hilaj bën tender 61 milionë lekë për rrugën e fshatit të tij
Rruga e fshatit Asim Zeneli do të rivishet me shtresë asfalti. Tenderi me vlerë rreth 61 milionë lekë të vjetra pa tvsh, është hedhur nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, institucion ky që drejtohet nga Armand Hilaj. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte sot, ndërsa parashikohet që punimet të kryhen brenda 60 ditësh nga momenti i lidhjes së kontratës me kompaninë fituese. Nuk dihet mbi ç’kritere është përzgjedhur rruga e këtij fshati, në një kohë kur janë shumë fshatra të tjerë të qarkut Gjirokastër që kanë probleme me infrastrukturën. Ndoshta dhe nuk ka lidhje me faktin që Asim Zeneli është fshati i origjinës së kreut të Këshillit të Qarkut, Armand Hilaj. Edhe mund të jemi thjesht përballë një rastësie! Kot nuk thonë që rastësia është mbreti i botës…/ArgjiroLajm.net