Gjirokastër, arrestohet 28-vjeçari i kërkuar për vjedhje me armë
August 27, 2016
Nga specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Luiz Sinanaj, 28 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015 i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë më datë 03.03.2015 në fshatin Dukaj, Tepelenë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë dhe një automjet tip “Mercedes ” me targa IMZ 8995.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.