Gjirokastër, arrestohet kolonjari me 4.5 kg kanabis (FOTO)

Nga Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Muzafer Shkrepa, 61 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Nga kontrolli i ushtruar në stanin e këtij shtetasi në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, u gjet një sasi prej 4.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,  për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal.