Gjirokastër, arrestohet një i ri për falsifikim parash
November 23, 2015
Specialistët e Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Silard Strataj, 26 vjeç, banues në lagjen “Varosh”,Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Shtetasi S.Ç, 45 vjeç, punonjës në karburantin “Gulf”, Luzat, Tepelenë ka bërë kallzim se shtetasi Silard Stataj ka furnizuar me karburant mjetin e tij tip “Citroen” me targa AA 721 CK, duke bërë pagesën me kartëmonedhë 50 Euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Fallsifikimi i monedhave’’ parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.