Gjirokastër, arrestohet një sudanez, punonte guidë për klandestinët sirianë
November 12, 2014
Klandestinët në Shqipëri tashmë po ndihmojnë njeri–tjetrit, në kushtet kur Policia Shqiptare po kap dhe kthen mbrapsht për në Greqi, qindra prej tyre.
Një sudanez 30-vjeçar, Mohamma Ahmad, është bërë guida e 10 sirianëve që kishin hyrë në Shqipëri dhe po i ndihmonte ata t’i shpëtonin policisë.
Por, ai është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës në flagrancë, në fushën e Arshilengos së bashku me 10 sirianët, e ikur nga lufta. Ajo që ishte më interesante, është se sudanezi e kishte kthyer në mjet fitimi punën e guidës dhe e kishte kryer edhe disa herë të tjera. Tashmë mbi të rëndon akuza e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. /oranews/