Gjirokastër, arrestohet një vajzë me para false
October 6, 2016
Një vajzë në Gjirokastër ka përfunduar në pranga, pasi është kapur me para false.
Arjola Shyti, 28 vjeçe, banuese në Korçë, rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Tepelenës, në një karburant ka furnizuar me karburant automjetin e saj tip “Benz”, me targa TR 5271 K, ku ka bërë pagesën me një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet si e falsifikuar.
Pas njoftimit të bërë nga shtetasi S.M., punonjësi i karburantit, Shyti u kap nga policia në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i kartëmonedhës, i një telefoni celular dhe i automjetit.
Në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Falsifikim i monedhave”