Gjirokastër, asgjësohen 3300 rrënjë kanabis, asnjë i arrestuar
June 5, 2016
Efektivët e komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan dhe asgjësuan rreth 3300 bimë narkotike
Cannabis Sativa, nga të cilat 1300 bimë në afërsi të fshatit Prongji dhe 2000 bimë u konstatuan pranë fshatit Kolonjë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.