Gjirokastër, banorët kalojnë kordonin policor, futen në pallatin që rrezikon shembjen (FOTO)
February 5, 2018
Banorët e pallatit që rrezikon shembjen protestuan sot në mbrëmje para banesave të tyre. Ata refuzojnë zgjidhjen që u ka dhënë Bashkia Gjirokastër për t’u strehuar në konviktin e shkollës pedagogjike. Ndërkohë disa prej tyre kaluan kordonin policor dhe hynë brenda pallatit, edhe pse kjo nuk lejohej nga policia e rendit dhe ajo bashkiake. Siç shihet në fotot që sjell Libohova Online janë disa banorë që u futën në pallat, thjesht sa për të marrë disa sende në apartamentet e tyre dhe më pas u larguan. Duke folur për mediat, ata thanë se Prefektuara dhe Bashkia Gjirokastër nuk po merren vesh për zgjidhjen e kësaj problematike.