Gjirokastër, Bashkia lë kopshtet pa kuzhinë
August 6, 2016
Prej muajit shtator kuzhinat e kopshteve në Gjirokastër nuk do të funksionojnë më.
Bashkia ka menduar ta centralizojë këtë shërbim për fëmijët që ndjekin ciklin parashkollor, duke ndërtuar një kuzhinë të vetme qëndrore në ish-mencën e konviktit të shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri”.
Në këtë kuzhinë do të gatuhet për të gjitha kopshtet, duke eleminuar kuzhinat e vogla.
Ushqimi do të shpërndahet më pas në secilin kopsht sipas nevojave. Nuk dihet nëse të punësuarit në kuzhinat e secilit kopsht do të transferohen me punë në kuzhinën qëndrore apo do të hidhen në rrugë.