Gjirokastër, betonierja aksidenton rëndë punëtorin, transportohet me urgjencë drejt Tiranës
October 16, 2019

Një aksident në punë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirokastër. Policia njofton se bëhet fjalë për një shtetas nga Berati i cili punonte në një kompani private. Konkretisht mësohet ky person është aksidentuar nga një betoniere.
Njoftimi
Rreth orës 10:00, duke punuar në një aktivitet privat në afërsi të Zonës Industriale, është aksidentuar shtetasi M.Ç., rreth 35 vjeç, banues në Berat, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.
Shtetasi i mësipërm u transportua për spitalin e Traumës, Tiranë.
Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.