Gjirokastër, burri kërkon Urdhër Mbrotje: Më dhunon gruaja dhe vajza!
September 9, 2017
Jemi mësuar shpesh që të jetë gratë ato që denoncojnë për dhunë burrat, por ka edhe raste të tjera, kur janë burrat që denoncojnë për dhunë gratë. Kështu ka ndodhur edhe në Gjirokastër, ku një 64-vjeçar ka denoncuar në polici bashkëshorten dhe vajzën, për dhunë fizike dhe psikologjike. Më poshtë njoftimi i policisë.Më datë 07.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.D, vjeç 64, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 07.09.2017, në banesë, bashkëshortja dhe vajza N.D dhe F.D, vjeç 59 e 25, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.