Gjirokastër, digjet makina e oficerit të Policisë Rrugore (Emri)
January 6, 2018

Automjeti një oficeri të Policisë Gjirokastër është djegur mesditën e sotme. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se nga flakët është përfshirë makina e Arten Hoxhës. Automjeti i tij tip ‘Audi A6′ ndodhej i parkuar në oborrin e banesës në lagjen ‘Zinxhira’. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Makina është djegur plotësisht.
Nga të dhënat e para mësohet se Hoxha nuk ka pretendime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, por sidoqoftë hetimet vazhdojnë dhe pritet zbardhja e plotë e shkaqeve të zjarrit. Dyshohet që zjarri të ketë rënë për shkak të ndonjë defekti në rrjetin elektrik.
©ArgjiroLajm.net