Gjirokastër, dorëhiqet drejtori i Kulturës Kombëtare
November 12, 2018
Albert Kasi nuk do të jetë më drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, apo institucioni që njihet ndryshe edhe si Drejtoria e Monumenteve. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Vendimin ia ka komunikuar sot stafit të tij. Dorëheqja vjen për shkak të një angazhimi të ri profesional me një projekt ndërkombëtar. Albert Kasi ishte në krye të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër prej 5 vitesh. Përkohësisht në vend të tij do të komandohet një person tjetër derisa të përcaktohet drejtori i ri.