Gjirokastër, dyshohet për katër raste të tjera me fruth
February 23, 2018
Tre ditë më parë në spitalin ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës u identifikua një fëmijë rom i prekur nga fruthi. Ai ishte i moshë 4 vjeç. Ndërkohë sot mësohet se janë paraqitur në spital edhe katër raste të tjera, të dyshuara si të prekura nga fruthi. Por pas ekezaminimeve të mjekëve nuk rezultoi që ata të ishin prekur nga fruthi. Në Pediatrinë e spitalit të Gjirokastrës ka patur një fluks ditët e fundit për shkak të virozave të ndryshme nga të cilat janë prekur fëmijet. Ky repart ka punuar mbi kapacitetet që ka në dispozicion, sidoqoftë situata thonë mjekët po shkon drejt normalizimit.