Gjirokastër, flet Arben Rexha: Mandatin s’e kam nga LSI-ja, ma dhanë qytetarët (VIDEO)
Arben Rexha dhe Selaudin Mosho, dy këshilltarët që ikën nga LSI e PDIU dolën sot me një deklaratë për mediat. Ata sqaruan vendimin e tyre për t’ju bashkuar grupit të PS-së dhe thanë se mandatin e këshilltarit do ta kenë në shërbim të Gjirokastrës.
“Në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës dhe për dijeni të opinionit publik, jemi këtu për të sqaruar çdo paqartësi dhe tymnajë të ngritur së fundi pas vendimit tonë për t’ju bashkuar grupit të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Nuk është herezi apo mëkat të ndryshosh parti politike, për aq kohë sa konstaton se në subjektin ku ke qenë deri më tani, s’ka hapësira për kontributin tënd dhe kur të kërkojnë të jesh dakord me vendime që bien ndesh me interesin publik. Ato që mbeten dhe kanë vlerë janë idetë, janë kontributi tonë ndaj qytetarëve të Gjirokastrës. Mandatin e kemi marrë me votë nga qytetarët e Gjirokastrës, jo nga kryetarët e partive”, u shpreh Rexha.